E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte moderatorja mjaft e dashur për publikun, Bora Zemani. Ajo nuk ishte vetëm pasi së bashku me të ishte dhe djali i saj Arbori.
Bora është shumë e lidhur me Arborin, ku herë pas here poston në rrjetet sociale video dhe foto të ndryshme, teksa i shprehin dashurinë njëri- tjetrit.
Moderatorja foli edhe për ndjesinë që ka përjetuar kur pa për herë të parë djalin e saj. Ajo shprehet se ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ishte një emocion shumë i fortë.
Më tej, Bora shtoi se është bërë nënë shumë e re, 22 vjeç dhe i duket sikur gjatë gjithë jetës ka qenë mami.
Bora Zemani: Nuk e di a kam përjetuar ndonjë gjë më të bukur në jetën time. Ajo ka qenë dashuri me shikim të parë. Thoja nuk ka mundësi. Si ka mundësi një njeri të sjellë në jetë një krijesë tjetër dhe ta dojë kaq shumë menjëherë. Ishte vërtet emocion shumë i fortë.
Rudina Magjistari: E mban mend me detaje?
Bora Zemani: Mbaj mend vetëm pjesën kur ma kanë sjellë në një krevat të gjithin me xham dhe vetëm e shihja nga krevati im. E pashë shumë pak në momentin e parë në fakt, gjatë lindjes. Më pas kisha mundësinë të fokusohesha më mirë, që të shihja tiparet e tij, çdo gjë dhe isha thjesht e mahnitur. Nuk nxirrja dot asnjë fjalë nga goja. Më dukej çdo gjë që bënte Arbori, sikur po bënte një mrekulli, qoftë edhe të nxirrte një tingull zëri apo edhe të teshtinte më dukej sikur po bënte gjënë më të bukur në botë.
Rudina Magjistari: Si ndryshoi jeta jote nga ai moment?
Bora Zemani: Ndryshoi për mirë në fakt. Unë jam bërë mami shumë e vogël. Më duket sikur gjatë gjithë jetës time kam qenë mami, ngaqë jam bërë shumë e vogël mama.
Rudina Magjistari: Sa vjet i bie të kesh qenë ti kur lindi Arbori?
Bora Zemani: 22 lindi Arbori, për pak kohë pastaj unë bëra 23. Por që më duket sikur kam qenë gjatë gjithë kohës dhe nuk kam ndonjë kujtim kushedi se çfarë unë vetëm. Më duket sikur gjithmonë kam qenë unë dhe Arbori bashkë. Natyrisht që një fëmijë të ndryshon shumë dhe të bën t’i marrësh gjërat shumë më seriozisht./tvklan.al