Nisi në fshatin turistik të Borshit “South Outdoor Festival”. Ashtu si çdo vit edhe në këtë edicion të 7 organizimi ka filluar me aktivitete të ndryshme.
“Në fokus të këtij festivali do të jenë mbi 80 aktivitete, sportive, kulturore dhe artistike.”
Janë ngritur tri skena, njëra prej tyre më afër bregdetit në mënyrë që të pranishmit të shijojnë edhe detin fantastik të Borshit.
Bledar Leka, drejtor i festivalit: Kemi pasur një interes gjithmonë në rritje të turistëve të huaj. Pra ajo që ne mendojmë që është një nga vlerat dhe potencialet që ky festival ka është që thith një audiencë të huaj të cilët jo vetëm që vijnë për herë të parë në jugun e Shqipërisë, por edhe në Borsh. Kjo është një nga gjërat që ne po përpiqemi që ta ngremë sa më shumë, patjetër edhe pjesa artistike që shumica e rinisë dhe audiencës vijnë ta shijojnë dhe festojnë dhe këtë vit përveç se me skenën e madhe që kemi këtu pas meje kemi sjellë shumë risi që në sistemin e ndriçimit, sistemin audio…
Festa kulmoi në orët e darkës. I gjithë fshati u pushtua nga muzika. Nata e parë iu dedikua muzikës hip hop.
Shumë qytetarë jo vetëm vizitorë vendas, por edhe të huaj shijuan atmosferën ndërsa shumë prej tyre thonë se kanë ardhur për herë të parë në këtë aktivitet.
“Po kaloj shumë mirë. Unë jam nga Borshi. Vij çdo vit, kështu që welcome edhe ju të tjerët.”
“Kemi ardhur për herë të parë dhe është super. Jemi penduar që nuk kemi ardhur edhe herë të tjera.”
“E kam për herë të parë këtë vit. Shumë bukur, çdo gjë është bukur.”
“Shumë mirë po kënaqemi shumë. Kam ardhur edhe herë të tjera.”
“Shif e shkruaj. Mirë, shumë mirë. Hera e dytë. Vijmë nga Dibra dhe nga Vlora.”
“Shumë këndshëm, shumë lezetshëm. Po hera e parë. Super!”
“Shumë bukur, vijmë nga Tirana.”
“Shumë bukur! Po kënaqemi dhe vijmë çdo vit këtu.”
Organizimi vlerësohet edhe nga të huajt.
“Jemi nga Rusia dhe jetojmë në Tiranë. Është shumë bukur këtu.”
“South Outdoor Festival” zgjat deri të dielën dhe çdo natë nuk duhet humbur.
Klan News