95% e të huajve të hyrë në Shqipëri përgjatë këtij viti kanë ardhur për pushime ose vizitë tek të afërm. Konkretisht 10.4 milionë vizitorë të huaj, nga rreth 11 milionë që hynë në territorin shqiptar nga Janari në Nëntor.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se pjesa tjetër kanë ardhur si udhëtarë tranzit, pasuar nga ata për arsye biznesi dhe trajtime shëndetësore.
Ajo që vihet re nga viti në vit është rritja e të huajve që vijnë në Shqipëri për biznes dhe arsye profesionale.
Ky 11-mujor ka shënuar 69% më shumë të huaj të ardhur për këtë arsye sesa vjet.
Shumica e turistëve këtë vit kanë ardhur nga Evropa Jugore, pasuar nga ajo Perëndimore.
Sakaq, sipas shifrave të bëra publike nga ky institut, përgjatë muajit Nëntor kanë hyrë në territorin shqiptar 604 mijë të huaj.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky numër është rritur me 10%.
Tv Klan