Bosët shqiptarë të drogës në Britaninë e Madhe po trafikojnë fëmijë për t’i shfrytëzuar në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Alarmi jepet nga e përditshmja “The Sun”, sipas të cilës vetë prindërit në Shqipëri që pranojnë që fëmijët e tyre adoleshentë të trafikohen ilegalisht në Britaninë e Madhe, për t’u bërë pjesë e organizatave kriminale që kontrollojnë tregun e gjerë të kokainës me një vlerë rreth 6 miliardë euro.
Mungesa e shpresës për të ardhmen, ashtu si edhe dhuna në familje, janë arsye të tjera që i detyrojnë kryesisht nënat dhe fëmijët e tyre të shfrytëzojnë trafikun ilegal për t’u zhvendosur në Britaninë e Madhe.
“The Sun” sjell rastin e disa të rinjve, të cilët fillimisht kanë bërë punë të rëndomta, në lavazhe e restorante. Por urdhrat e dëbimit nga autoritetet për mungesë dokumentesh të rregullta i kanë detyruar që të jetojnë ilegalisht në Britani dhe të bëhen pjesë e botës kriminale.
Sipas Agjencisë Kombëtare britanike të Antikrimit, nga 2015-ta brenda 3 viteve është rritur me 50% numri i rasteve të fëmijëve shqiptarë të trafikuar që shfrytëzohen në tregun e lëndëve narkotike. Shqiptarët renditen të parët si kombësi, të hyrë përmes rrugëve ilegale në Britaninë e Madhe.
Tv Klan