Thellohet bilanci tragjik për shkak të COVID-19. Pas 24 orëve të fundit ka arritur në 263 658 numri total i të vdekurve në të gjithë botën.
SHBA-ja regjistroi sot 1 687 të vdekur nga infektimi me koronavirus në 24 orë, duke e çuar bilancin total në 78 616 të vdekur. Bilancet në SHBA nuk po zbresin nën pragun e 1 000 të vdekurve ne ditë që prej 1 prillit. Pasi regjitroi më shumë se 3 100 të vdekur në 24 orë në mes të muajit prill, vendi ka mbetur i bllokuar në një shifër që nuk po shënon ulje.
Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan Donald Trump kërkoi një rihapje të shpejtë të ekonomisë amerikane, të shkatërruar nga vendosja e masave kufizuese dhe të distancimit social.
Përkeqësohet
situata në Mbretërinë e Bashkuar. 626 vdekjet e shënuara në 24 orëshin e fundit
e shndërrojnë vendin në shtetin e dytë më të goditur në glob pas SHBA-së. Mungesa e testimeve masive duket se ka qënë edhe arsyeja që ka
kushtuar jetë në Britaninë e Madhe.
Italia ka
tejkaluar 30 mijë të vdekur për shkak të virusit, me Ministrinë e Shëndetësisë
që konfirmoi 243 viktima të reja në 24 orët e fundit. Rajoni i Lombardisë vijon
të mbetet më i godituri në vend, duke përbërë gati gjysmën e rasteve të
regjistruara në orët e fundit.
Rritje e kurbës nga një ditë më parë është regjistruar në Spanjë, por me 229 vdekjet në orët e fundit mbetet nën nivelin e 300 viktimave në ditë prej gjashtë ditësh.
Gjermania shënoi 110 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që Franca me 243 vdekjet e reja numëron 26 230 viktima në total për shkak të virusit.
Klan Plus