Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë prekur sot tokën e Timorit Lindor trupat e paqes, që në mëngjesin e sotëm të 2200 kaskat blu të OKB-së kanë zbritur në pjesën perëndimore të ishullit. Forcat pro indoneziane nuk kanë reaguar aspak madje kanë garantuar sigurimin e forcave të OKB-së në Timor. Ka qenë komandanti Australian i forcave të paqes i cili dje ka zbritur në Dili. Por problem ende është numri i të larguarvë në Timorin Perëndimor, numri i të cilëve tashmë është 200 mijë vetë.

Jëmi gati të vdesim për besimin islamik. Është kjo parrulla më e fundit e çeçenëve të cilët të frymëzuar nga kreu i tyre kanë deklaruar zjarr dhe bomba për besimin tonë. Në Dagestan, islamikët kanë krijuar forcën special e cila do tju kundërpërgjigjet rusëve. Megjithë dorën e hekurt të Kremlinit Republika Kaspike nuk ka asnjë preferencë pro ruse, madje e shpreh hapur këtë. Jelsin ndihet krejtësisht i kërcënuar nga zhvillimet më të fundit në jug të republikës së tij.

Kancelari Shrëder i duhet të merret më shumë me partinë e tij. Socialdemokratët gjerman kanë humbur pozitat e tyre në zgjedhjet e fundit nëpër Lande. Madje ata kanë humbur edhe pikët e tyre në ato Lande ku kishin edhe popullaritetin më të madh. Ky është momenti më i lëkundur i socialdemokratëve gjerman gjatë 50 viteve të politikës së tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori