Zbulohet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Kujtojmë se Shqipëria është në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Kuqezinjtë do ta nisin me “3 Luanët” më 21 Mars. Ndeshja e parë e grupit për ne, do të luhet jashtë vendit. Më 24 Mars, kuqezinjtë kthehen në Tiranë dhe do të luajnë përballë Andorrës.
Sfida e tretë e grupit do të kthejë emocionet e forta. Më 7 Qershor 2025, do të luhet sfida e parë përballë Serbisë në Tiranë. 3 ditë më vonë (10 Qershor) do të shkojmë si miq për të luajtur me Letoninë.
Më 9 Shtator rikthehemi në Tiranë, për të luajtur ndeshjen e kthimit me Letoninë.
Ndërkohë 11 vite më vonë, Shqipëria do të shkojë sërish në Beograd për të luajtur sfidën e dytë me Serbinë.
Ndeshjet e fundit në grup Shqipëria do t’i luajë në Nëntor, më datë 13 kundër Andorrës larg shtëpisë ndërsa fushata e eliminatorëve do të mbyllet me Anglinë në ndeshjen që do të luhet në Tiranë më 16 Nëntor.
Kalendari i ndeshjeve kualifikuese:
21 Mars 2025 – Angli vs Shqipëri
24 Mars 2025 – Shqipëri vs Andorra
7 Qershor 2025 – Shqipëri vs Serbi
10 Qershor 2025 – Letoni vs Shqipëri
9 Shtator 2025 – Shqipëri vs Letoni
11 Tetor 2025 – Serbi vs Shqipëri
13 Nëntor 2025 – Andorra vs Shqipëri
16 Nëntor 2025 – Shqipëri vs Angli
/tvklan.al