Europa përfiton 11 vende direkt dhe 1 nga play off

Botërori i femrave në 2023 do të jetë me 32 përfaqësuese finaliste. FIFA vendosi të shtojë 8 skuadra në krahasim me aktivitetin e mbajtur në 2019. Europa do të përfitojë 11 vende që kualifikohen direkt, ndërsa 1 do të kalojë në fazën play off, nga 8 që ishin në total më parë.

Një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi shtohen shanset edhe për vajzat kuqezi edhe pse ka ende punë për të bërë. Kjo shikohet si një shtysë për të pretenduar më shumë dhe një short më me fat pritshmëritë do të ishin më të mëdha.

Kombëtarja e femrave ka marrë pjesë deri më tani 2 herë në kualifikueset e Botërorit, por pa arritur të jetë finaliste, por gjithsesi duke u përmirësuar në rezultatin e arritur.

Tv Klan