Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Debate të shumta që u zhvilluan pas publikimit të Atlasit Demografik të Shqipërisë, nëntorin e vitit të kaluar, duket se i ka akademikët dhe gjeografët të jenë më të matur përpara botimit të Atlasit të ri Gjeografisë së Shqipërisë. Me iniciativën e departamentit të Gjeografisë, pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, gjeografë, akademikë dhe studiues janë mbledhur për të prezantuar variante të ndryshme për këtë atlas.
Sipas shefit të departamentit të Gjeografisë, po bëhet një punë e madhe shkencore, që të mos përsëritet debati i një viti më parë, pas publikimit të atlasit demografik.
“Duam që ky botim i ri akademik, të Atlasit të Gjeografisë së Shqipërisë, t’i kapërcejë të gjitha ato defekte, objektive, subjektive, të procedimit, të konceptit, të grumbullimit të materialeve, të shtrembërimit, të cilat në fund të fundit ishin e pasoja jo të mira, për propagandimin dhe për mesazhet, që ai atlas mbarti.”
Sipas gjeografëve, publikimi i atlasit të ri që do të financohet nga shteti, do të ndikojë me përmbajtjen e tij shkencore dhe gjuhën gjeografiko-kartograike, në vendimmarrje në nivel komune apo bashkie./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka