Agjah Libohonva njeriu që bëri historinë e jurisprudencën shqiptare, vjen nëpërmjet një libri biografik. Jo më kot ceremonia e promovimit për daljen në treg të këtij publikimi u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Autori Prof. Dr. Uran Asllani, ka zgjedhur ta sjellë Libohovën në një tjetër profil atë të njeriut me kontribut të gjithanshëm në zhvillimet shoqërore në Shqipëri.

Uran Asllani: “Kam dashur të vë ndonjë gur varri në atë, në ata personalitete që koha i harrojë, madje ka pasur raste dhe familja i ka harruar. Ndaj mua më vjen shumë mirë që një nga shtysat më të forta për t’u marrë me Agjah Libohovën është familja e Agjah Libohovës”.

Enkelejd Alibeaj: “Tradita dhe kultura juridike e jona është dinjitoze, etërit themelues të frymës dhe shpirtit të ligjit dhe të shtetit historia e këtij vendi i ka me bollëk. Ngelet thjeshtë të harxhojmë pak kohë nga koha jonë që shpenzojmë kot t’i zbulojmë, t’i adhurojmë dhe të paktën t’i përpiqemi t’i imitojmë”.

Në parathëniet e librit nënkryetari i KLD-së Spahiu, shkruan se Agjah Libohova ideojë bazat e organizmit të gjyqësorit shqiptarë duke u shndërruar në lider të drejtimit të disa gjykatave. Libohova dallohet për një kulturë shumë dimensionale e cila tregohet qartë në librin e Prof. Dr. Uran Asllani./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi