Lajme Arkiva 2003
Zhaklin Kenedi gruaja e ish-presidentit amerikan Xhon Fitxherald Kenedi dhe figura e saj komplekse, vijnë tani në një biografi të sajë në gjuhën shqipe. Është pikërisht botimi prestigjioz i autorit Kristofer Anderson që është përkthyer në shqip nga Helena Kadare. Shpirti i trazuar i Zhaklina Kenedi, me një fat të jashtëzakonshëm dhe e destinuar të sfidojë me dinjitetin e saj, është sjellë në botim nga shtëpia botuese “Doruntina”.
Paraja, dashuria për fëmijët e saj, martesat dhe tradhtitë e të shoqit të saj të ndjerë Xhon Kenedi, martesa e saj e famshme me miliarderin grek Onasis, të gjitha këto vijnë në këtë libër, i cili të mbërthen me dinamikën e tij.
Helena Kadare: Pikë së pari duhet t’ju them që unë bashkë me një shoqen time që kemi punuar në shtëpinë botuese 8 Nëntori në redaksinë enciklopedike, pra bashkë me Fatmira Aliaj, kemi hapur një shtëpi botuese të quajtur Doruntina. Me këtë deshëm të ndjekim atë eksperiencë pune që kemi patur së bashku sepse merreshim me ngjarjet e rëndësishme botërore, sikurse edhe me figurat përparimtare botërore. Këtë linjë deshëm ta ndjekim më tej duke botuar ato figura të cilat gjatë kohës së diktaturës nuk kemi pasur mundësi ti botojmë. Një nga këto ka qenë Zhaklinë Kenedi. Ajo është një nënë e mrekullueshme dhe këtë e tregoi gjatë gjithë jetës së saj, atë përkushtimin për fëmijët, në të njëjtën kohë ishte një grua jashtëzakonisht egoiste që donte me çdo kusht pasuri, çdo gjë që ishte e mundur ta zotëronte, burrat e pasur, sepse në jetën e saj pati disa martesa dhe vetëm me burra të pasur./tvklan.al