Pasi jetoi 10 vjet pranë vezirit te Janinës, Ali Pashe Tepelenës si konsull i përgjithshëm i Francës, historiani dhe shkrimtari francez Fransua Pukevil do te mblidhte një material te gjere historik e etnografik për te shkruar veprën e tij madhore mbi “Historinë e Ringjalljes se Greqisë”, pjesa e pare e te cilës, pikërisht historia e “Ali Pashe Tepelenës” vjen për here te pare edhe ne shqip nga Ardian Klosi, i promovuar nga ambasada franceze.

Artan Puto: “Ali Pasha ishte një fenomen tipik osman i kohës dhe nuk ka lidhje me asnjë veprimtari në emër të ndjenjës shqiptare apo të identifikimit me kombin shqiptar në kuptimin e një identiteti kolektiv që shtyn drejt një veprimtarie të caktuar politike ose kulturore.”

Ardian Klosi: “Për paradoks kjo vepër mbeti e panjohur deri më sot. Arsyeja kryesore është që vetë…komunist, Enver Hoxha, kishte dobësi për këtë figurë siç e tregon disa raste të veprës së tij. Nga ana tjetër ishte nevoja për të ngjizur mitin e kombit shqiptar. Po të lexosh Pouqueville-n, i cili nga fillimi në fund thekson se motiv kryesor të lëvizjes ose të veprimit të ngjitjes në pushtet të Ali Pashës lakminë e tij, etjen për të rritur pushtetin personal.”

Ledi Shamku Shkreli: “Shqipja e padenatyruar e këtij teksti e ka përkatësinë e duhur krahinore dhe kohore si të mos qe një përkthim i sotëm, por një kronikë e shkruar drejt e në shqipen e butë jugore.”

Historia e Ali Tepelenës, nga Pouqueville përshkruhet nga viti 1740, deri ne 1824-ën. I çmuar nga shkrimtare te mëdhenj te kohës si Dyma e Hygo, te cilët janë marre disa here me figurën e Ali Pashës, eruditi francez Pouqueville është i vetmi nga autoret e huaj qe e njohu nga afër tiranin e Janinës./tvklan.al