Kryetarja e Inspektoriatit të Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë ka shkelur përsëri ligjin, kësaj radhe duke shmangur raportimin në Kuvend sipas afateve të përcaktuara në ligj. Këtë shqetësim paraqiti kreu i Komisionit të Ligjeve Spartak Braho.

Spartak Braho: “Ngarkon Inspektoriatin e Përgjithshëm t’i raportojë Kuvendit çdo 30 maj dhe sa herë e thërret Kuvendi. 30 maji ka kaluar, Inspektoriati ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, por nuk ka raportuar në Kuvend, nuk ka respektuar datën përkatëse siç e ka përcaktuar ligji.”

Po kështu kryetari i Komisionit të ligjeve ka kundërshtuar deklaratën e kryeinspektores Laska mbi hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë.

Fatmira Laska: “Në të gjithë asapektin e punës sonë, të bëjmë një krahasim dhe të bëjmë një raportim dhe të kemi një objekt hetimi të mirëfilltë ndaj këtij objekti dhe këtij subjekti, pra ndaj kësaj prone nëse legjitimohet ose jo.”

Spartak Braho: “Neni 10 përcakton që deklarimi i pasurisë shoqërohet vazhdimisht dhe detyrimisht me një autorizim të veçantë ku deklaruesi autorizon organet e përcaktuara me këtë ligj të verifikojë në të gjitha subjektet private, publike, brenda dhe jashtë vendit për të dhënat e deklaratës ashtu siç deklaroi dhe zëdhënsi i kryeministrit. Tashmë kryeministri dhe anëtarët e kabinetit kanë dhënë ok-in për verifikimin e pasurisë së tyre. Lidhur me procedurat e kontrollit neni 17 i ligjit thotë: a) ushtron kontrollin e drejpërdrejtë të deklarimeve të emërtesës së tij; b) mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime adimistrative rreth deklarimeve të personave që kanë detyrim për deklarim sipas këtij ligji në përputhje me kodin e procedurës administrative. Që do të thotë ajo ka detyrim drejtpërsëdrejti të mbledhë të dhëna, të bëjë hetime, të bëjë kontrolle pranë tëra subjekteve që detyrohen t’i paraqesin këto të dhëna.” /tvklan.al