Bizneset vuajnë mungesën e turistëve
Ndryshe nga çdo vit, plazhi i Semanit është braktisur këtë sezon nga pushuesit. Kudo sheh hapësira të boshatisura. Plazhi publik tradicionalisht frekuentohet nga vendasit, por shumë prej tyre kanë anuluar pushimet.
Kjo grua tregon se çdo vit qëndron 15 ditë në Seman, por këtë herë mungesa e pushuesve ka bërë që të ndryshojë mendje. Plazhi me rërën kurative frekuentohej kryesisht nga vendasit dhe zona rreth qytetit të Fierit. Përfaqësues të transportit urban thonë se janë në krizë.
Rei, një djalosh 19-vjeçar, është roje plazhi, por tashmë ndihet i papunë.
Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Seman, janë prej dhjetëra vitesh besnikë të vendit të tyre, por këto muaj po përjetojnë mungesën e të ardhurave. Kërkesat për prenotime janë zero.
Për shkak të pandemisë, plazhi i Semanit u hap zyrtarisht këtë sezon me një muaj vonesë. Ky konsiderohet si shkaku kryesor nga bizneset për mungesën e pushuesve.
Tv Klan