Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Autoritetet konfirmojnë se analizat e zogjve të egër të gjetur të ngordhur pak ditë më parë në zonën e plazhit të vjetër të Vlorës rezultuan pozitive me Influencë Aviare të nëntipit H5N1.

Sipas ministrisë që Bujqësisë tek shpendët e fermave dhe komplekseve industriale nuk janë konstatuar dëme dhe as dyshime për përhapjen e infeksionit.

“Janë ngritur 7 grupe pune në terren për monitorimin e situatës dhe gjurmimin kryesisht të zonave lagunore dhe ujore të: Lagunës së Nartës; Lagunës së Novoselës; Plazhit të Vjetër; Orikumit; Lagunës së Butrintit; Lagunës së Karavastasë; Semanit”, thuhet në reagimin e ministrisë së Bujqësisë.

Sipas ISHP-së nuk ka vend për panik në popullatë, pasi nuk kemi raste kalimi të këtij virusi nga shpendët tek njeriu, por duhet të shtohet sensibilizimi për të mos i prekur shpendët e ngordhura.

Sakaq në pulari sipas rekomandimeve të strukturave shëndetësore duhet të vijojë vaksinimi ndaj gripit sezonal.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve që të rrisin vigjilencën, dhe të tregohen të vëmendshëm për të ulur riskun e përhapjes së infeksionit në shpendët e mbarështimit. 

Tv Klan