Ekipi olimpik i Brazilit fitoi në çerekfinale ndaj Kolumbisë 2-0. Neymar ishte një prej protagonistëve jo vetëm me lojën për ekipin, por edhe me golin e parë të shënuar me goditje dënimi.
Në minutën e 12, kapiteni shënoi nga një distancë e largët, duke zhbllokuar sfidën. Deri 7 minuta nga fundi i takimit, loja u bë tejet e ashpër me ndërhyrje të forta nga futbollistët e të dy skuadrave.
Neymar ishte në qendër të këtyre ndërhyrjeve nga lojtarët e Kolumbisë. Në një moment nervozizmi edhe vetë ai kreu një ndërhyrje të gabuar dhe për disa minuta pati një përplasje fizike mes lojtarëve të të dy ekipeve.
Në minutën e 83, ai që mbylli gjithçka ishte Luan me golin e dytë për kombëtaren braziliane. Tashmë Hondurasi është kundërshtari i gjysmëfinales. Për skuadrën braziliane të futbollit medalja e artë është një detyrim përballë tifozëve, pas dështimit në kupën e botës.
Tv Klan