Votuesit britanikë po i drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme vendimtare të cilat shihen si një referendum për të bërë rotacionin e pushtetit pas mbi 14 vjet sundim të konservatorëve.
Votimi sot pason një fushatë gjashtë-javore në të cilën të gjitha partitë e mëdha kanë kërkuar votat bazuar në programin e tyre. Pjesa më e madhe e debatit është rrotulluar rreth ekonomisë, kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike të Britanisë, taksave dhe imigracionit.
Megjithatë, ka munguar nga debati, marrëdhënia e Britanisë me Bashkimin Evropian, të cilin e la në vitin 2020 pas një referendumi.
Rreth 46.5 milionë britanikë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje. Ata po hedhin votat e tyre në 650 zona të veçanta zgjedhore ndërsa duhen të paktën 326 deputet në Parlament për një parti për të formuar një qeveri të shumicës.
Klan News