1120 shqiptarë janë riatdhesuar gjatë 6 muajve të parë të vitit nga Britania e Madhe drejt vendit tonë. Shifrat u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit të taskë forcës së përbashkët, Shqipëri-Britani-Kosovë.
Taulant Balla: Për motive nga më të ndryshmet, qoftë për qëndrim ilegal, qoftë për vepra penale që lidhen me kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, me refuzim azili, me falsifikim dokumentacioni, për vjedhje, e gjatë këtij 6-mujori të parë të 2024, kemi pasur 25 operacione riatdhesimi me 1120 shtetas të riatdhesuar.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Xhelal Sveçla, tha se prej momentit që Kosova është bërë pjesë e kësaj task force, janë kryer disa operacione kundër krimit të organizuar.
Xhelal Sveçla: Bashkëpunimi dëshmon rëndësinë e shkëmbimit të informatave inteligjente për shënjestrimin e individëve apo grupeve kriminale.
Përfaqësuesi i zyrës për emigracionin në Britani, Richard Rands, eshte shume i kënaqur nga bashkëpunimi i cili ka dhënë rezultate shumë pozitive.
Richard Rands: Siç mund ta shikoni numrat e ardhjeve me varka të vogla, janë shumë të vogla. Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, dhe në fund të vitit 2023 kanë qenë 920. Jemi shumë mirë gjithashtu me 5 mijë kthimet për personat që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme, pra diçka shumë pozitive.
Gjatë takimit trepalësh, u evidentua faksi se shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes strukturave policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me SPAK, i shërben parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në vendin tonë.
Klan News