Motra e këngëtares Britney Spears, Jamie, ka folur së fundmi në një intervistë për “Good Morning America” për gjithçka ka ndodhur me këngëtaren dhe marrëdhënien e tyre.
Për 13 vite, artistja ishte në kontrollin e plotë të babait të saj dhe gjatë intervistës, Jamie është shprehur se Britney nuk ishte në gjendje të mbante në kontroll veten e saj.
Pavarësisht marrëdhënies së tyre komplekse, Jamie Lin u shpreh se e donte të motrën. Ajo fshiu lotët e saj, duke thënë:
“E doja dhe e mbështeta, dhe ajo bëri gjënë e duhur. Ajo e di këtë, kështu që nuk e di pse ndodhemi në këtë situatë tani.”
Në një status të gjatë në Twitter, Britney ka reaguar pas kësaj interviste duke akuzuar Jamie-n se ka gënjyer në vitin 2008 për gjendjen mendore të saj, vetëm për të shitur librin “Things I should have said”.
“Familja ime më shkatërroi ëndrrat 100 miliardë % dhe më bëri të dukem si e çmendur”.- tha ajo .
Britney deklaroi se motrës së saj të vogël nuk i ishte dashur asnjëherë të punojë dhe se gjithçka i ka ardhur gati në jetë.
Klan News