Evertoni do të presë Wolves në sfidën e radhës në Premier Ligë dhe nga minuta e parë në fushë do të aktivizohet Armando Broja.  

Sulmuesi  kuqezi  thuhet se e ka lënë pas dëmtimin dhe do të luajë takimin e tij të parë në kampionat me me blutë. Trajneri i skuadrës Sean Dyche  tha se për Brojën nuk ka më probleme fizike.

Për sulmuesin 23 vjeçar nis një sfidë e re, pasi ai duhet që të tregojë veten se e meriton vendin e titullarit. Nëse bën paraqitje pozitive, atëherë Everton mund të vendosë ta blejë përfundimisht nga Çelsi, që e ka huazuar.

Klan News