Evertoni pret Liverpulin në stadiumin “Goodison Park” mbrëmjen e së mërkurës në Premier Ligë, ndërsa trajneri i të kuqve Arne Slot tha se po ndjek me vëmendje gjendjen e Trent Alexander-Arnold pas rikthimit të tij në stërvitje.

Mbrojtësi i djathtë ka munguar dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit për shkak të një dëmtimi në kofshë por mund të rekuperohet në kohë, ndërsa situata për Joe Gomez, është më e komplikuar.

Në konferncën për shtyp përpara takimit, Slot tha se ai po pret një përgjigje nga ekipi pas eliminimit në FA Cup nga skuadra e Championship, Plymouth.

“Aleksandër-Arnold është stërvitur pjesërisht në seanca stërvitore! Do të vendosim në vazhdim nëse do të luajë! Ndërsa Joe Gomez nuk do të jetë në fushë për sfidën e së mërkurës. Humbja ndaj Plymouth është e papranueshme! Të tregojmë një anën tjetër tonë ndaj Evertonit. Derbit janë gjithmonë të vështirë, pasi fansat arrijnë që të marrin nga lojtarët më të mirën e tyre”.

Derbi i Merseyside ishte caktuar të luhej më 7 Dhjetor, por u shty për shkak të stuhisë Darraugh.

Nga sezoni i ardhëm, Evertoni nuk do të luajë më në “Goodison Park”, që për herë të parë u hap në 1892 dhe do të transferohet në impiantin “Bramley-Moore Dock”.

Përpara derbit, trajneri i Tofis, Dejvid Mojes shqetësohet nga diferenca e madhe mes të dyja klubeve.

“Mendoj se diferenca mes të dyja ekipeve momentalisht është e madhe. Duhet që ta zvogëloj këtë diferencë dhe të afroj të dyja klubet, nëse mundem”.

Liverpuli ka mundësinë që të zgjerojë diferenën në krye të renditjes ndaj Arsenalit të vendit të dytë, ndërsa Evertoni mund të ngjitet në vend të 13 nëse fiton.

Klan News