Pesë ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 23-të, prodhuan shumicë golash.
Liverpool “marshon” drejt titullit, pasi mposhti me rezultatin 4-1 skuadrën e Ipswich. Dopieta e Gakpo dhe golat e Salah e Szoboszlai, i dhanë triumfin të kuqve të Arne Slot.
Me këtë sukses, Liverpool mbetet në krye me 53 pikë, 6 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë. “Topçinjtë” fituan me vështirësi ndaj Wolves në transfertë, falë një goli të shënuar nga Calafiori në minutën e 74-t.
Në sfidat e tjera, bie në sy humbja e thellë e Nottingham ndaj Bournemouth me rezultatin 5-0. Everton mposhti minimalisht Brightonin, ndërsa Newcastle fitoi 3-1 ndaj Southampton. /tvklan.al