Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Sabit Brokaj: “Ne jemi kundër këtij veprimi, i cili në thelb është një veprim politik ndaj medias. Për ne nuk lidhet aq sa mund të duket e justifikueshme, me ndonjë deklarim të Lesit të tepruar ndaj zonjës Nano. Ajo lidhet kryesisht me faktin që Nikollë Lesi në gazetën e tij ka qenë mjaft i rreptë, por në shumicën e tyre i saktë, në kritikat që i ka bërë kryeministrit Nano. Dikur kur kishte një votim për Nanon, Lesi i tregoi sallës së parlamentit mesazhin, bëhu me mua të bëhesh i pasur, ky ishte kulaçi. Lesi që shumë mirë mund të kishte gëlltitur kulaçin, mbajti një qëndrim që nuk e pranoi atë dhe vazhdoi në pozicionin e tij koseguent, kritik ndaj Nanos dhe u gjet rasti që t’i sulet kërrbaçi. Mua do më vinte shumë keq, që deputetët, të bëheshin lojë tashmë e kërbaçit të Nanos.”
Gaqo Apostoli: “Në këtë periudhë tranzicioni dhe media ka mëkatet e veta, por mëkatet e politikës janë të jashtëzakonshme domethënë, si për zhvillimin social ekonomik të vendit, apo dhe për ritmet e pamjaftueshme për integrimin e Shqipërisë në Europë. Në këtë debat apo betejë, se tashmë quhet betejë Lesi-Nano, apo media dhe politika, mëkatet e politikës janë më të mëdha, prandaj politika duhet ta mbajë kryqin mbi shpinë.”/tvklan.al