Brreti një fshat me shumë banorë prej një viti është i izoluar. Kjo për shkak se ura është shembur. Fëmijët detyrohen të ecin 5 km në këmbë për të shkuar në shkollë në qytet.

Është vetëm pesë kilometra larg qytetit të Krujës, por i izoluar. Brreti,  një nga fshatrat që për shkak të dëmtimit të urës penalizon banorët.

“Problem janë fëmijët. Kjo ka një vit që jemi penalizuar për punë rruge. I lutemi shtetit e bashkisë që të vërë dorë e të na gatisin urën”.

U bë më shumë se një vit që kjo urë ka këtë pamje. Mjetet aty nuk mund të kalojnë. Fëmijët ndjekim mësimet në qytet dhe jo në shkollën e tyre.

Mësuesit nuk shkojnë aty  dhe nxënësve u duhet çdo ditë të bëjnë 10 km në këmbë.

Fëmijët:

Duam një orë e gjysëm rrugë”

Kur mbi këtë shtrat lumi u ndërtua ura,  atë kohë banorët festuan një javë rresht.

“Kur është bërë ura, fshati ka bërë festë”.

Por nuk kaloi shumë dhe këmbët e saj u rrëzuan. Në kohë dimri këtu asgjë nuk mund të funksionojë.

Edhe rruga drejt banesave është si shteg për kafshët dhe ky i ri mbjell pemë dekorative për të treguar se pas saj jetojnë njerëz.

“E kam mbjellë për rrugën që të ketë hije dhe gjelbërim”

. /abcnews.al