Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja sa i përket sasisë mbi 1 ton kanabis të kapur në fshatin Derven të Krujës.
Sipas policisë së qytetit bregdetar është sekuestruar plot 1.3 kanabis, janë arrestuar 11 persona si dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjete dhe telefona celularë.
Droga ishte vendosur në dy ambiente që shërbenin për tharje. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje. Mes të arrestuarve është dhe një 16-vjeçar.
Të arrestuar
-Erjon Vathi, 27 vjeç
-Ferit Sula 45 vjeç
-Ali Kuçi 19 vjeç
-E.N. 16 vjeç
-Besmir Vathi 18 vjeç
-Erald Bardhoku 29 vjeç
-Kujtim Rexhepi 48 vjeç
-Gazmir Gjokea 29 vjeç
-Nilson Gega 26 vjeç
-Gjovalin Gjokea 47 vjeç
– Aurel Gjokeja 22 vjeç
Përveç drogës policia ka sekuestruar edhe: 2 pistoleta “Makarovë”; 1 pistoletë TT; 2 armë zjarri automatik; një kallashnikov; 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete; një automjet Audi – Q 7, me targa AA 066 LD; një kamionçinë tip “Iveko” me targa AA 216 DD; një furgon me targa AA 057 GL; një “Sharoon” me targa AA 762 DH; një makinë “Ford Fokus” me targa AA 126 FL; një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL; telefona celularë./tvklan.al