Data e transkriptimit të një materiali në praktikën e Shërbimit Sekret Shqiptar nuk është data e realizimit të përgjjimit. Zëdhënësi i kryeministrit deklaroi se në datën 15 dhjetor ‘97 cituar në dokument si datë e transkriptimit, Nano ka qenë në Londër dhe jo në Tiranë në hotel “Rogner”. Bujar Rama, ish-nënkryetar i Shërbimit Sekret shjpjegon se data e transkriptimit është data kur zbardhet biseda e bërë. Më parë realizohet përgjimi nga mikroçipi i vendosur në ambientin përkatës, bëhet hedhja apo regjistrimi i materialit nga çipi elektronik dejt një kasetofoni me shirit, ndërsa transkriptimi mund të bëhet kurdo, pas këtij procesi.

Bujar Rama: “Mundet ajo të zbardhet brenda ditës, mund të zbardhet edhe pas disa ditësh, varet nga rëndësia që ka pasur materiali. Kjo është një gjë fare e thejshtë. Bëhet incizimi dhe nga incizimi kalohet në zbardhje. Kjo është e gjitha. Kjo është esenca e të gjjithave. Në qoftë se është e incizuar vë kufjet edhe e kthen në vargjet e saj dhe i shkruan.”

Gazetarja: “Zakonisht në zyrtarizimin e këtyre përgjimeve apo materialeve shënohej data e regjistrimit apo e transkriptimit?”

Bujar Rama: “Si rregulll varet nga ai që i ka vënë detyrën, por duhet të shkruhen të dyja. Me sa pashë unë, e ka bërë plicia.”

Procesverbali i mbajtur nga oficeri fillon me përcaktimi: “Sot në Tiranë, datë 15.12.’97 kryej transkriptimin e bisedës, pra zbardhjen e saj.”

Ndërkohë burime nga Prokuroria e Pëgjithshme shprehen se po bëhën verifikime mbi dokument- procesverbal të publikuar nga deputeti Lesi në Parlament, por se ende nuk është regjistruar një dosje zyrtare hetimi. Ndërsa ish-drejtori i Shërbimit Sekret Bujar Rama shprehet se qendra që ai drejton ka dhe mund të ofrojë ekspertë teknikë të dëshmojnë mbi procesverbalin e publikuar. /tvklan.al