Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Arkëtarja e Bankës së Kursimeve, V. T. mbetet në masën e sigurisë burg pa afat. E akuzuara për vjedhje në bashkëpunim u paraqit në Gjykatën e Tiranës, ku prokurori i çështjes kërkoi që të lihej në fuqi e njëjta masë sigurie, që ishte marrë para arrestimit të saj. Gjatë seancës mësohet se e pandehura nuk e pranoi akuzën.

Nga ana tjetër burimet zyrtare të Prokurorisë së Tiranës deklaruan, se tre të pandehurit e tjerë të përfshirë në skandalin e humbjes së 85 milion lekëve nga Banka e Kursimeve janë ende në kërkim. Lidhur me drejtorin e kësaj banke Ardian Kamberi, të njëjtat burime konfirmuan, se ai nuk është person në hetim dhe është pyetur nga përfaqësues të organit të akuzës, ashtu siç do të merren në pyetje edhe nëpunës apo drejtues të tjerë të kësaj banke, lidhur me skandalin.

Edhe përfaqësuesit e Raiffeisen Bank, e cila do të marrë në pronësi Bankën e Kursimeve, kanë deklaruar duke deklaruar se zoti Ardian Kamberi vazhdon të ketë besimin dhe konfidencën e plotë të Raiffeisen. Edhe në të ardhmen si do të bëjë pjesë në bordin menaxhues të bankës.

Ka pasur akuza të pabaza, se zoti Kamberi ka qenë pjesëtar në mashtrim. Investigimet tona të pavarura, thuhet në deklaratë, çojnë në një drejtim tërësish të ndryshëm nga ky dhe veprimi dhe sjellja e tij, janë padyshim ato të një personi të pafajshëm.

Nëpërmjet kësaj deklarate, Raiffeisen Bank ka siguruar se skandali nuk do ta ndalojë atë të blejë Bankën e Kursimeve, përkundrazi ajo po përpiqet të përshpejtojë procedurat e blerjes./tvklan.al