Dy vëllezërit Sadiku të arrestuar në Belgjikë bashkë me të akuzuarin si autor i vrasjes së Genci Sinës u njohën me masën e sigurisë burg pa afat ne Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Akuza që rëndon ndaj tyre është fallsifikim dokumentash. Të dy vëllezërit nga Elbasani indetifikoheshin në shtetin Bleg me pasaporta me emër të ndryshuar, Elton Ukaj dhe Elton Kola.
Të pandehurit dhe mbrojtja e tyre kanë këmbëngulur se nuk kanë asnjë lidhje me grupin “Hakmarrja për Drejtësi” apo Altin Arapin, të dyshuarin si egzekutor të Genci Sinës. Ata kanë pohuar ashtu si para policisë se janë njohur rastësish dhe vetëm pak ditë para arrestimit të Arapit me këtë të fundit, ndërësa prokurori ka kërkuar burg pa afat për vëllezërit Sadiku që konsiderohen si persona që mund të kenë dijeni për antarët e tjerë të grupit “Hakmarrja për Drejtësi”.
Lista e personave të arrestuar sepse dyshohen të kenë bashkëpunuar apo ndihmuar antarët e kësaj organizate po shtohet. Arrestimi i inspektorit të rendit në komisariatin 4 të Tiranës, i cili mendohet të ketë paisur me pasaport fallso Altin Arapin, do të shoqërohet sipas burimeve policore me arrestime të tjera. Bëhet fjalë për njerëz që kanë ndihmuar në nxjerrjen e dokumentave të falsifikuara edhe në rrethe të tjera të vendit për antarët e “Hamkmarrjes për Drrejtësi”./tvklan.al