Një 44 -vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Britani. Ai është Bashkim Hajdari, i cili gjatë momentit të ndalimit nga policia, kishte tentuar të ikte nga fabrika ku kultivohej kanabis.
Bashkim Hajdari, i cili nuk kishte vendbanim fiks bashkë me një tjetër person kujdeseshin për fabrikën e kanabisit në Cheltenham, ku në çdo dhomë të një banese kultivohej drogë.
Prokurori Chris Smyth, i tha gjykatësit, Jason Taylor, se të dy burrat u përpoqën të iknin. Sipas tij bashkëpunëtori i shqiptarit arrit të largohej, ndërsa Hajdari u arrestua.
Ai ishte ndaluar më 4 shkurt të këtij viti pas informacioneve që kishte marrë policia në adresën ku kultivohej kanabis.
Gjatë aksionit policia kishte sekuestruar 152 bimë kanabis. Prokurori, tha se nëse lënda narkotike do shitej do arrinte vlerën nga 45,000 deri 121,000 Dollarë. Z. Smyth tha se Hajdari nuk kishte dënime të mëparshme.
“Ai pranoi përpara policisë se kujdesej për lëndën narkotike. Ai erdhi fillimisht nga Shqipëria. Ai qëndronte në Britani ilegalisht dhe ishte dërguar në atë banesë nga një burrë me të cilin ishte njohur në Belgjikë. Që nga Nëntori i viti 2018 ai ishte vendosur aty dhe deri në momentin kur ishte arrestuar nuk e kishin paguar”,
tha avokati.
Por gjykatësi Taylor tha: “Unë e kam të vështirë ta besoj.”
Avokati mbrojtës, Eugene Hickey tha më tej: “Ai është 44 vjeç, ka dy fëmijë në Shqipëri që jetojnë me gruan e tij. Ai është një punëtor që merret me bujqësi. Në pamundësi për të paguar qiranë në Shqipëri ai kishte vendosur të emigronte. Atij i ishte thënë se do ta punësonin në lavzh makinash. Ai e ka pranuar se pas shitjes së lëndës narkotike i ishte premtuar një shumë parash. Është e qartë se ai do të depërtohet në përfundim të dënimit”./abcnews.al