Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dërguar në SPAK 26 kërkesa për të mbyllur në regjimin e posaçëm 41 bis 26 të dënuar, për të cilët ka pasur informacione për veprimtari që cënonin sigurinë e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Nga këto kërkesa të bëra gjatë vitit 2023, SPAK ka pranuar deri më tani 6, duke dërguar sugjerimet në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit ka firmosur deri mbylljen në 41 bis të tyre.
Të mbyllurit në 41 bis ndodhen në burgun e Peqinit, aty ku është hapësira e vetme e këtij regjmi dhe ata janë të dënuar kryesisht me burgim të përjetshëm për vrasje apo grabitje.
4 kërkesa të tjera të bëra nga Burgjet janë refuzuar nga SPAK, i cili me anë të një përgjigje zyrtare të kthyer Tv Klan, tha se vendosja në regjim të posaçëm për këto raste u refuzua për shkak të mos plotësimit të kushteve të parashikuara në ligj.
Kushte që lidhen me veprën penale për të cilën është dënuar apo edhe vërtetësia e informacioneve për përfshirjen e tyre në aktivitete dhe veprimtari që cënojnë sigurinë e burgjeve.
Sistemi 41 bis në Shqipëri nisi të aplikohej në vitin 2020 dhe parashikon izolimin e të dënuarve që mbajnë kontakte me jashtë, përfshihen në aktivitete brenda burgut që cënojnë sigurinë e tij duke bashkëpunuar me të dënuar të tjerë.
AKTUALISHT NË 41 BIS:
Anterio Kaloshi
Fatmir Pjetri
Aldo Hoxha
Erion Veizi
Nikolin Topalli