Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon drejtuesve të Burgjeve informacione rreth sistemit të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Burimet i thanë ABC News se letra e Kreut të Shtetit dërguar drejtuesve të burgjeve vjen si pasojë e situatës së tensionuar që po kalon vendi.
Ndërkohë Presidenti i Republikës ka kërkuar prej tyre të merren të gjitha masat për sigurinë në Burgje./ABC News