Presidenti amerikan George Bush mbërriti në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Air force1 u ul në Pekin vetë pak orë pas kritikave të hapura që Bush i bëri Kinës për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Në një fjalim në kryeqytetin Tajlandez Bankok, Bushi i kërkoi Kinës të respektojë të drejtat themelore të njeriut. Ai vlerësoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike të Amerikës me Pekinin po theksoi se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë me forcë ndalimin e aktivistëve politik, fetar dhe të të drejtave të njeriut në Kinë.

Bush i kërkoi Pekinit që të ketë besim tek populli i vet dhe të garantojë më shumë liri, por nga ana e saj ministria e jashtme kineze kërcënoi Shtetet e Bashkuara të mos përzihet në punët e brendshme të Kinës. Në një komunikatë për shtyp u tha se Pekini ishte kundër fjalëve apo akteve që ndërhyjnë në çështje e brendshme të një vendi./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle