Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për paraqitjet e Kombëtares shqiptare në Europian.

Bushi, deklaroi se goli i Qazim Laçit, i ka pëlqyer më shumë nga të gjithë, për mënyrën sesi erdhi.

Sipas tij, kuqezinjtë mund të bëjnë surprizën edhe ndaj Spanjës, në sfidën e fundit në grup.

“Goli i Bajramit ishte i bukur, se erdhi me logjikë. Goli i Laçit më ka pëlqyer më shumë nga të gjithë. Laçi pa një zonë të hapur dhe e sulmoi direkt. Kjo tregon cilësoi, shpirt dhe zemër. Sa nisi ndeshja, Shqipëria u duk shumë mirë dhe nuk do humbiste. Mund të bëjnë akoma surprizën. Spanja mund të jetë në ditë të keqe. Ata kanë punuar shumë  dhe kanë derdhur shumë djersë. Kur derdh shumë djersë, Zoti ta shpërblen.

Si Kombëtare kemi zhvilluar gjithmonë lojëra të bukura, me kombëtaret e mëdha. Kemi krijuar raste. Ballkanasit kanë qejf të krijojnë dhe të dalin në sulm. Ne problemet i kemi pasur mbrapa dhe kemi pësuar në fund. Silvinjo tani e ka ekuilibruar ekipin. Është një skuadër që hap probleme, sepse i ka kualitetet.”, deklaroi Bushi./ tvklan.al