Shfaqja “Trojanët” ka çelur për këtë vit festivalin ndërkombëtar të teatrove që zhvillohet në Butrint.
Regjisori grek, Vangjelis Theodoropoulos, zgjodhi trupën e teatrit tonë kombëtar të përbërë nga Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku dhe Arben Derhemi për të sjellë në skenën e teatrit antik një prej kryeveprave të tragjedive greke.
Kritika ka pritur mjaft trupën shqiptare, ndërkohë që sipas regjisorit për të ka qenë një nder të punosh me aktorët shqiptarë.
Nata e dytë e festivalit të Butrintit mbrëmjen e djeshme ngjiti në skenë teatrin e Nishit të Serbisë me pjesën, “Dundo Moranje”, një performancë me regji të Inerfan Mensur.
Shfaqja ka nisur me një sfond të kuq dhe provokues, ndërkohë që komedia edhe pse në serbisht ka ardhur mjaft mirë tek spektatori.
Nata e fundit do të sjellë në teatrin e Butrintit Shekspirin. “Ëndrra e një nate vere” do të interpretohet nga teatri kombëtar i Shkupit në Maqedoni.
Në edicionin e sivjetshëm të festivalit ndërkombëtar të teatrove në Butrint kanë marrë pjesë katër trupa, ajo shqiptare, ajo serbe, maqedonase dhe çeke./tvklan.al