Nga shkolla “Kosova” Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, zgjodhi të bënte dëgjesën publike për buxhetin e 2025, për të rikujtuar investimet në institucionet arsimore, të cilat sërish do jenë në fokus të buxhetit të ri, po aq sa infrastruktura dhe shërbimet publike dhe sociale.
Veliaj theksoi se socialistët kanë bërë histori me shkollat të reja në kryeqytet, ndërsa shtoi se kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe cilët ata që e pengojnë.
Viti 2025, do të nisë me shërbimin e transportit falas për të gjithë pensionistët, teksa kryebashkiaku sqaroi mënyrën e regjistrimit për t’u pajisur me abone.
Një tjetër sektor kryesor ku do të ndahet buxheti për 2025, do të jetë sektori i infrastrukturës, po aq sa edhe vazhdimi i projekteve te nisura më herët.
Bashkia në Tiranës, në fokus ka edhe modernizmin e transportit urban dhe investimi në 5 depo të reja në Ujësjellësin e Tiranës.
Tv Klan