Krimet e Rënda shpallën moskompetencë
Pas transferimit të dosjes ‘184’ nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës për kompetencë, janë caktuar dy prokurorët që do hetojnë çështjen.
Pas shortit të hedhur, Rifat Kjoku dhe Belina Zeneli kanë në dorë fatin e dosjes së shitblerjes së votave në zgjedhjet e Shtatorit 2016 për Bashkinë e Dibrës. Ata prej disa vitesh ushtrojnë detyrën në këtë prokurori. Krimet e Rënda argumentuan se në këtë rast nuk kishim të bënim me një grup kriminal dhe dosja duhej deleguar.
Por Prokuroria e Dibrës mendonte të kundërtën dhe për të zgjidhur ngërçin ndërhyri Arta Marku, e cila vendosi që dosja të hetohet në Dibër, aty ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.
Tv Klan