Zhvillimet politike në Londër pas vendimit që Britania të shkojë në zgjedhje në 4 korrik bëri që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron anulojë edhe takimin e parashikuar në Tiranë me Presidentin shqiptar Bajram Begaj.
Në një njoftim të zyrës së Jashtme thuhet se Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin shqiptar për shkak të largimit me urgjencë nga Tirana.
“Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftim.
Tv Klan