Gjatë seancës parlamentare të martën ku diskutohej për buxhetin e vitit 2022 pati një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe. Gjithçka ndodhi teksa deputeti demokrat po fliste për hetimet e SPAK në lidhje me biznesmenin Rezart Taçi dhe përgjimet e hetuesve italianë.
Debati u përshkallëzua dhe për të shmangur përplasjen fizike mes tyre ndërhynë punonjësit e Gardës. Ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndërpreu seancën plenare.
Kjo skenë iu kujtua Salianjit gjatë emisionit “Zonë e Lirë” në rubrikën e intervistës.
“Sa shanse ka që ti frenosh ikjet e përditshme nga PD e Lulit te PD e doktorit, me të njëjtën grintë që tregove me konet brenda parlamentit”, e pyeti Çani deputetin.
Ndërkohë Salianji iu përgjigj shkurtimisht: Nuk ka kone në PD!/tvklan.al