Ministrat e qeverisë së Edi Ramës lanë sallën e parlamentit pas gjuhës së përdorur nga deputetja Ina Zhupa ndaj deputetit Erion Braçe.
“O Erion t’u rrittë boja, sa shumë m** të ha goja”, u shpreh deputetja gjatë fjalës së saj në nisje të interpelancës me Ogerta Manastirliun.
Por kjo solli reagimin e menjëhershëm të ministrave fillimisht të cilët dolën direkt nga salla. Më pas u ndoqën edhe nga disa deputetë.
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replikë me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedanët alias Erion Braçe. Dua të them po zoti Braçe keni një problem të madh me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj ata nën 1.50 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse sepse unë nuk ia jap të drejtën vetes të të quaj kone dhe pse të quajnë të gjithë. Por kjo është çështje personale. Nga anët e mia nga unë vij fëmijët ne i trajtojmë me shumë respekt dhe i mbajmë mirë dhe kur futen në çështjet e më të mëdhenjve ne kemi një shprehje. Dhe i themi, “O Erion t’u rrittë boja, sa shumë m** të ha goja”.
Elisa Spiropali: Zonja Zhupa ju lutem ju bëj thirrje, të gjithë deputetëve, të përmbaheni.
Ina Zhupa: E meriton plotësisht. Zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat këtu që deputeti Braçe të etiketonte parfumi, soji gjatësisë dhe ti nuk reagove, ti që mbajte dje një fjalim të pafund. Në qoftë se nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht. Vazhdoni përjashta, të gjithë të korruptuarit jashtë, nuk meritoni të rrini kur flitet për vdekjen e një 14 vjeçari./tvklan.al