Jemi në fillim të vitit 2020, por Capital T ka gati dhuratën e parë për fansat. Përmes një postimi në Instagram ai ka bërë të ditur se në 15 Hanar do të publikojë albumin e tij “SKULPTURE”.
Ka zgjedhur pikërisht këtë emër sepse siç ka deklaruar edhe më herët, skluptura është vepër arti, diçka që krijohet me mund, me forcë, pasion dhe dashuri. Capital këtë album e ka gdhendur ngadalë në detaje, për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën e tij.
Ky është albumi i katërt i Capital T, i cili pritet të pëlqehet së tepërmi nga fansat e tij por jo vetëm. /tvklan.al