Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri me më shumë trofe të fituar në historinë e Real Madrid.

Fitimi i Kupës Interkontinentale, e bëri italianin si më të suksesshmin në historinë e spanjollëve, me plot 15 trofe të fituar.

Ancelotti ia doli të thyejë çdo rekord të mëparshëm, ndërsa lë pas tij Migel Munoz, që fitoi 14 trofe si trajner i Realit.

Tekniku italian i ka fituar titujt me Realin, në dy periudha, 2013-2015 dhe 2021 deri tani.

Në vendin e tretë renditet Zinedin Zidane, me 11 trofe të fituar, në një kohë të shkurtër. /tvklan.al