Banorët e Gramshit në vend të armëve kanë zgjedhur zhvillimin. Është mbyllur fushata e çarmatimit në qytetin e Gramshit. Projektet e çarmatimit në Gramsh janë iniciuar nga Presidenti Republikës Rexhep Mejdani dhe mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në praninë e Zëvëndës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Dhanapala, Presidentit Mejdani e Ministrave Poçi e Demeti kanë asgjesuar sot në Gramsh armët e mbledhura nga popullsia civile, armë që ishin shpërndarë gjatë trazirave të vitit ’97.
Presidenti Mejdani mbajti një fjalim para banorëve të Gramshit.
“Shumë njerëz, shumë familje shume lagje dhe fshatra i kanë dorëzuar armët pa kushte dhe është shumë e rëndësishme të theksohet dhe të përhapet. Armët u rrëmbyen në vitin 1997 në një kohë shumë të turbullt dhe Shqipëria që mbante depot më të mëdha të armatimit që është zbrazut pothuajse plotësisht. “
Në fjalën e tij Dhanapala theksoi se Shqipëria duhet të jetë një oaz i paqes në Ballkan. Projektet e çarmatimit në Gramsh kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit të ndriçimit të qytetit i cili u inagurua sot, riparimin e 25 kilometrave rrugë, qendrave shëndetësore dhe dhënien e automjeteve falas për Komisariatin e Policisë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame