Sot të gjitha dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë që presin vulën e ministrit nuk e kanë marrë atë. Ilir Randa ka qenë dhe sot në zyrën e Kryeministrit Meta për shkarkimin e tij, por ai ka refuzuar firmosjen e çdo dokumenti duke ia lënë në dorë ministrit pasardhës. Tv klan sot Panda ka folur rreth vendimit të papritur të Metës për shkarkimin e tij.

“Kryeministri Meta nuk më ka shkarkuar pasi nuk ka kompetencë të më shkarkojë. Ai i ka kërkuar presidentit shkarkimin e tre ministrave dhe është në detyrën dhe në të drejtën e presidentit që me anë të dekretit që do të firmosë, të shkarkojë këta ministra dhe dekret i cili duhet të shkojë të miratohet në Parlament si të gjithë dekretet e tjera. Unë kam patur një kontakt dje në drekë me Kryeministrin Meta i cili ishte mjaft normal dhe për këtë takim Kryeministri komunikoi që duhet të lija postin e ministrit, për shkak se duhej bërë një formulë e re politike sipas së cilës Ministri i Drejtësisë duhet të ishte një njeri politik.”

Ai gjithsesi pret firmën e Presidentit Mejdani.

“Unë besoj se ai do të luhatet, por në fund të fundit do të firmosë. Kur bëhet fjalë për një ministër të pavarur që nuk e mbështet, jo vetëm që nuk e mbështet por e lufton partia në pushtet, atëherë Presidenti nuk mundet që të krijojë një krizë të tillë institucionale.”/tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj