Gjykata Kushtetuese është shtuar me 3 anëtarë të rinj, Petrit Plloçi, Tefta Zaka, Gjergji Saoli, kanë marrë bekimin e Presidentit Mejdani për t’i qëndruar besnikë kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, Kryeparlamentari Gjinushi, ministri i Drejtësisë Arben Imami, Kryeprokurori Ylli Rakipi.
Në fjalën e tij Presidenti Mejdani këshilloi Gjykatën Kushtuese të kthehet në qendër të mendimit juridik. të kualifikojë gjyqësorin në përgatitjen e juristëve. Me plotësimin e anëtarëve të rinj, Gjykata Kushtetuese nis të mërkurën shqyrtimin e ankesave të partive ish aleate të socialistëve për interpretimin e neneve të kodit elektoral që lejojnë lojën me kandidatët e pavarur për deputet. Sipas Gjinushit, Melos e Cekës, socialistët po cënojnë parimin e porpocionalitetit i parashikuar në kushtetutë./tvklan.al