Klement Zguri, juristi i propozuar nga e Djathta e Bashkuar në Presidencë do të jetë anëtar i ri i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve në vendin e braktisur nga Ardian Klosi. Kandidatura e juristit Zguri është përkrahur në takimin e sotëm të Presidentit Mejdani me partitë e vogla edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të njohë të dekretuarit e Presidentit Mejdani për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar rikrijimin e këtij komisioni./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame