Betimi i Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shoqërohet edhe me një spektakël ku do të performojnë disa nga yjet më të njohur amerikanë.

Këngëtarja e muzikës Country, Carrie Underwood pritet të jetë një nga performuesit kryesorë në ceremoninë e inagurimit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Komitetit të Inaugurimit të Presidentit.

Ylli i muzikës Country do të performojë “America The Beautiful” gjatë ceremonisë së inaugurimit në Kapitolin e SHBA. Underwood është renditur në mesin e interpretuesve, së bashku me korin e Forcave të Armatosura dhe korin e Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara.

Underwood do të jetë e fundit në një listë të gjatë artistësh që do të këndojë gjatë inaugurimit. Garth Brooks këndoi “Amazing Grace” në inaugurimin e Joe Biden dhe Beyoncé këndoi himnin kombëtar në inaugurimin e Barack Obamës në vitin 2012.

Klan News