OKB jep alarmin mbi situatën që po krijohet në Jemen si pasojë e luftërave. Sulmet ajrore mbi kryeqytetin Sana gjatë muajve të fundit, kanë vrarë shumë fëmijë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Më shumë se katër vjet luftime kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 7,300 fëmijëve.
Sipas OKB-së, teksa koalicioni qeveritar i Jemenit lufton për kontrollin e vendit kundër forcave të opozitës Houthi, çdo 10 minuta një fëmijë vdes, ndërsa të tjerët ose plagosen ose rekrutohen.
Pjesë e viktimave janë edhe punonjësit e shkollave dhe spitaleve. Në mes të pasigurisë së vazhdueshme në Jemen, sulmet po pengojnë punën e humanitarëve për të ofruar ushqime dhe ilaçe.
Luftimet dhe një bllokim i pjesshëm nga ana e koalicionit ka detyruar 22 milionë persona të kërkojnë ndihmë, duke krijuar urgjencën më të madhe në botë për sigurim të ushqimit.
Jemeni është shkatërruar nga konflikti që është përshkallëzuar në fillim të vitit 2015, meqë rebelët Houthi kanë pushtuar pjesën perëndimore të këtij shteti.
Klan Plus