Propozimi i Ministrisë së Brendshme miratohet te Komisioni i Sigurisë
Miratohet në Komisionin e Sigurisë propozimi i Ministrisë së Brendshme që çdo person mbi 75 vjeç, kartën e identitetit ta ketë pa afat skadence. Vendimi është vetëm për kartat e identietit dhe jo pasaportat biometrike.
Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo bëhet për të shmangur koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.
Me miratimin e ligjit në parlament çdo person mbi 75 vjeç nuk ka pse të rinovojë më kartën e identitetit.
Tv Klan