Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas shumë shekujsh që nga koha e Skënderbeut ka të ngjarë që një forum politik ndërshqiptar për stabilitet e integrim euroatlantik të mbledh të gjithë drejtuesit e partive kryesore shqiptare të Ballkanit. Kjo inisiativë është e kryetarit të PS Fatos Nano dhe tashmë është shndërruar në ftesa konkrete, të cilat drejtuesit e partive shqitare të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës i kanë marrë dhe pritur pozitivisht që në konferencën e Budapestit.

Ndërsa partitë shqiptare parlamentare e kanë marrë sot këtë ftesë. Ky forum sipas idesë së Nanos është konsultativ dhe synon adaptimin e reformave, institucioneve, programeve të demokracive perëndimore në të gjitha vendet e Ballkanit edhe ku veprojnë partitë shqiptare. Por çfarë mendojnë drejtues të ndryshëm të partive shqiptare parlamentare, të cilët sot kanë marrë ftesën për krijimin e këtij forumi.

Neritan Ceka:- “Unë mendoj se është një inisiativë e realizueshme, aktuale. Është koha që forcat politike shqiptare të kenë një pikpamje në lidhje me strategjinë kombëtare për integrimin”.

Zef Bushati:- “Ne vazhdimisht kemi insistuar që shqiptarët të gjithë sëbashku të mblidhen e të diskutojnë për çështjet e tyre, njëkohësisht për fatet e tyre dhe për ardhshmërinë e konsolidimit të faktorit të rëndësishëm shqiptar në Ballkan”.

Ndërsa kreu demokrat Sali Berisha është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunoj dhe të angazhohet por Nano sipas tij duhet të sqaroj më mirë synimet e këtij forumi. Ndërsa nënkryetari Gjana shton.

Jemin Gjana:- “Vazhdoj ti mbetem jo vetem unë personalisht por dhe PD vazhdon ti mbetet hapur alternativës së dialogut përçdogjë që ka të bëj me interest e shqipërisë”.

Sabri Godo:- “Paraprakisht unë do thoja që këto janë ide të mira veçse në duhet të ecim me shumë kujdes në këtë terren, për të mos rënë nën akuzën që po punojmë për shqipërinë e madhe dhe pastaj më duket e vështirë edhe të funksionoj”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari