Prokuroria e Përgjithshme ka informuaar komisionin kuvendor se nuk ka ndjekje penale për ish-oficerë të lartë të policisë të përjashtuar dhe deklaruar publikisht nga Ministria e Rendit si të inkriminuar.
Neritan Ceka: “Prokurori Sollaku na ka dërguar një informacion, mbi 58 kallëzime penale të bëra nga Ministria e Rendit Publik në ngarkim të oficerave të Ministrisë së Rendit duke filluar nga nëntori i vitit të kaluar e deri në fund të muajit prill nga të cilat rezulton se vetëm një pjesë e vogël e tyre, vetëm 4 janë dërguar në gjykatë, pjesa më e madhe janë akoma në hetim, një pjesë janë pezulluar dhe nga ana tjetër mund të konstatojmë se disa nga emrat e njohur të oficerëve të lartë të shkarkuar kohët e fundit nuk figurojnë në këtë listë, pavarsisht se janë shkarkuar, faje të rënda sipas motivimit të bërë nga Ministria e Rendit Publik.”
Disa javë më parë ministri i Rendit Toska kishte raportuar në komision se për çdo rast ka kallëzim penal dhe ndjekje, por kryetari i komisionit Ceka, bazuar në informacionin e kyreprokurorit, deklaron të kundërtën. Toska do të thirret sërish në mbledhjen e komisionit kuvendor për rendin. /tvklan.al